U ekzekutua me armë zjarri në mes të ditës, pamjet e makinës së viktimës në Fier

07/12/2023 13:56

Top Channel ka publikuar makinën e 41-vjeçarit, i cili u ekzekutua me armë zjarri në lagjen “16 Prilli” në Fier.

Ekspertët po kontrollojnë makinën e viktimës, për të gjetur ndonjë gjurmë që mund të ndihmojë grupin hetimor.

Autori i vrasjes së Elton Javorit është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë.

Njëri prej banorëve të zonës, i cili e njihte viktimën tha se ai është një djalë i edukuar dhe jeton me familjen.

 

 

Top Channel