Ditë largimesh te Vllaznia. Pasi ndërpreu bashkëpunimin me sulmuesin Darko Dodev, klubi shkodran është ndarë edhe me Konstantin Cheshmedjiev.
Qendërmbrojtësi nga Shkupi firmosi me Vllazninë gjatë merkatos verore, ndërkohë që deri në këtë fazë të sezonit numëron 10 ndeshje me Superiore dhe Conference League.
Nga të cilat 27-vjeçari i ka nisur si titullar 7 prej tyre. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre pa pritur merkaton e janarit.
Postimi i Vllaznisë
KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit edhe me futbollistin Konstantin Cheshmedjiev. Klubi dhe mbrojtësi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. KF Vllaznia e falënderon Konstantin Cheshmedjiev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu.
Top Channel