Trump thotë se ‘do të bëhem diktator vetëm në ditën e parë’ pas rizgjedhjes

06/12/2023 18:13

Ish-presidenti amerikan Donald Trump refuzonte me shaka dje idetë se nëse fitonte përsëri Shtëpinë e Bardhë do të kthehej në një ‘Jul Çezar’ amerikan.

“Me përjashtim të ditës së parë,” tha ai në intervistën me Fox News nga bashkia e Iowa kur u pyet nëse do të abuzonte me pushtetin e tij.

“Unë dua të shkoj më afër kufirit dhe të shpoj,” i tha Trump gazetares, e cila i kërkoi më shumë detaje. “Por të tjerë më pyesin nëse do të kthehem në një diktator?’ Unë i them jo, jo, përveç ditës së parë”.

Çështja ka të bëjë me disa artikuj në media për stilin e retorikës së Trump dhe dyshimeve për sjelljen nëse ai rikthehet në zyrë.

Trump ka kërcënuar se do të përdorë Departamentin e Drejtësisë për të ndjekur penalisht kundërshtarët e tij pasi këtë e ka bërë dhe Biden, sipas tij.

Ai gjithashtu argumenton se lejimi i vërshimit të emigrantëve në SHBA “po helmon gjakun e vendit” ndërsa ka mbrojtur retorikën e tij të drejpërdrejtë për çeshtje urgjente me të cilat përballet vendi.

Shqetësimet e arenës politike në SHBA vijnë pasi Trump ka një avantazh të fortë për zgjedhjet brenda republikanëve, disa javë para nisjes së votimit në Iowa.

Aleatë të ish-presidentit thonë se pyetje të tilla për diktatorë nga gazetarët janë për të bërë fshehtësisht legjitime dhunën dhe trazirat në zgjedhje.

“Artikujt që quajnë Trump një diktator kanë si qëllim të legjitimozojnë sjelljet e dhunshme apo ilegale teksa i afrohemi zgjedhjeve”, tha senatori republikan J.D. Vance, nga Ohio. “Të gjithë duhet të marrin nje tablete qetësimi”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/2
Ish-presidenti amerikan Donald Trump refuzonte idetë se nëse fitonte përsëri Shtëpinë e Bardhë do të kthehej në një ‘Jul Çezar’ amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA