Në komisionin parlamentar të sigurisë u diskutua projekt marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigrantët në shqyrtimin e azil kërkimit në vendin tonë.

Në emër të qeverisë shqiptare, Ministri Punëve të Brendshme, Taulant Balla tha se kjo qendër do të ndërtohet tërësisht me financimet e palës italiane dhe bëhet fjalë për një qëndrim të përkohshëm të emigrantëve në vendin tonë.

“Emigrantët nuk do dalin asnjëherë jashtë zonave gjatë gjithë qëndrimin në Shqipëri, në rast se do lokalizohen do kthehen në zonë duke iu dorëzuar palës italiane që administron kampin. Të gjitha shpenzimet për ngritjen e qendrave, shpenzimet shëndetësore, shpenzimet për sigurinë do mbulohen 100 për qind nga pala italiane dhe çdo shpenzim tjetër të paparashikuar”- tha Balla.

Mbledhja e këtij komisioni u bllokua nga deputetët e opozitës të cilët u ulën në vendet e kolegëve të mazhorancës, duke bërë që mbledhja të shtyhet për tu zhvilluar online.

Këtë bllokim të këtij komisioni e udhëhoqi deputeti Flamur Noka i cili tha se “ne duam të lulëzojë biznesi i ndershëm shqiptar, jo mafia. Ne duam marrëveshje kundër krimit”.

Noka u ul në karrigen e Nasip Naços, kryerat i Komisionit të Sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA