Deputetët e opozitës bllokojnë komisionin e Sigurisë, do të diskutohej marrëveshja e emigrantëve

06/12/2023 11:30

Deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet në komisionin e Sigurisë, ku pritej të niste diskutimi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Deputetët nuk lejuan nisjen e mbledhjes, ndërsa demokrati Flamur Noka u ul në vendin e kryetarit të komisionit.

“Marrëveshja e dytë për të shenjtëruar votën e lirë, marrëveshja e tretë është për të luftuar korrupsionin që Shqipërinë e faruat duke shpopulluar Shqipërinë. Marrëveshja e katërt për të luftuar krimin pas Shqipëria po shpopullohet nga korrupsioni dhe paligjshmëria. Këto janë marrëveshjet që duan shqiptarët, jo ato që duan barbarët. Prej 10 vitesh jeni vetëm barbarë. Tani e keni kthyer edhe në një Ruandë. Ato që kanë prioritet shqiptarët do të trajtohen dhe asgjë që nuk kanë prioritet shqiptarët”, tha Noka.

Kryetari i komisionit deklaroi se mbledhja do të vijojë online në orën 12:00.

Top Channel