“Një bandë e organizuar, e disiplinuar dhe pangopur”.

Kështu e nis shkrimin e saj Corriere Della Sera për një grup prej pesë grabitësish shqiptarë, objektiv i të cilëve ishin lagjet e pasura në Itali.

Katër anëtarë të bandës mundën të arrestohen, ndërsa për të pestin shkoi keq njëra prej grabitjeve. Më 20 tetor përgjatë Autostrada del Sole në Modena të Italisë makina e tij, një fuoristradë e vjedhur dhe me targë false u përmbys në rrugë, pasi 38-vjeçari shqiptar ecte me shpejtësi skëterrë.

Brenda makinës policia tha se kishte para, sende të vjedhura dhe drogë. Katër anëtarët e tjerë të bandës u arrestuan.

41-vjeçari Andrea Alija, i njohur si “Bledi” kishte rolin e shoferit gjatë grabitjeve, 34-vjeçari Ermal Damzi ishte vëzhgues ndërsa Kristian Filopati 30 vjeç dhe 32-vjeçari Sajmir Damzi, i njohur si “Miri”, ishin skifterët e grupit. Ata grabisnin shumë apartamente në ditë, kryesisht në provincat e Milanos, Monzës dhe Vareses, sic shkruan Corriere.

Policia italiane i akuzon se kanë kryer 17 grabitje në vetëm 15 ditë, mes 14 dhe 28 tetorit. Në gjurmët e pesë grabitësve shqiptarë, polica ra vetëm pasi i vuri ata në përgjim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA