“I penduari duhet të ketë kryer krime”/ Gazetari për “Top Story”: Dëshmitë kanë çuar në dënime maksimale

06/12/2023 22:51

Gazetari Elton Qyno foli në “Top Story” për të penduarit e drejtësisë, ku mori raste konkrete duke i komentuar.

Në fillim ai shpjegoi se një i penduar i drejtësisë duhet të ketë marrë pjesë në krime dhe të jetë në dijeni të shumë lëvizjeve që personat e tjerë kanë bërë.

I penduari ka një status më të veçantë. I penduari ka kryer një krim dhe me arrestimin e tij dhe ndryshimin e rrethanave del  një person që rrëfen të gjithë dinamikën e ngjarjes që ka kryer me të tjerët. I penduari ka marrë pjesë në krime.

Se unë kam dëgjuar në Vlorë që dëgjonin nëpër kafene për vrasje, e i raportonin. Por i kishin fjalë. Petrit Liçi ka pasur produkt dëshmia e tij, në të dy proceset e Bandës së Lushnjës. Dhe dëshmia e të penduarit ka çuar deri në dënime të përjetshme dhe të rënda. Sot ai ka ndërruar emrin.

Adriatik Coli ka qenë i penduari i Bandës së Durrësit. Të gjithë personat në bazë të dëshmisë, pra 17 personat e akuzuar morën fajësinë, përveç një personi që u shpall i pafajshëm. Julian Sinanaj është dëgjuar dhe pyetur e ripyetur e ne fund iu hoq e drejta e bashkëpunimit. Ai u konsiderua një i pandehur i zakonshëm dhe u dënua”, tha gazetari.

Pas kësaj deklarate ndërhyri edhe ish-prokurori Eugent Beci, i cili tregoi se nuk ka asnjë vlerë nëse në një bandë kriminale pjesa më e madhe bëhen të penduar të drejtësisë dhe nuk dënohen.

“I penduari i drejtësisë logjikohet kështu që në një grup kriminal me 20 personash 19 prej tyre të dënohen. Nuk ka vlerë që në një grup kriminal prej katër personash, të dënohet vetëm njëri prej tyre”, tha ai.

Top Channel