Dhëndri të cilit iu vra nusja natën e martesës, përballet me nënën e të ndjerës për pasurinë në SHBA

06/12/2023 17:02

Dhëndri i tronditur nusja e të cilit iu vra pas goditjes së një makine natën e tyre të martesës, është përfshirë tashmë në një betejë të ashpër ligjore për pronat me vjehrrën e tij, e cila refuzon vlefshmërinë e martesës.

Aric Hutchinson ka përfituar kontrollin e pasurive të Samantha Miller pasi nusja e tij 34-vjeçare u godit për vdekje nga një makinë në prill teksa ata largoheshin nga dasma, ndërsa dhe vetë u plagos dhe kreu disa operacione.

Por nëna e të ndjerës Lisa Miller, la nisur një peticion për shkarkimin e tij si përfaqësues  duke cituar si arsye “mashtrim të mundshëm me pronat” — duke sugjeruar se martesa me të bijën është invalide, shkruan rrjeti Post and Courier.

Avokati i saj ka depozituar mocionin kundër padisë që Hutchinson ka ngritur ndaj barit që i kishte shërbyer vrasësit të dehur, ndërsa nëna thotë se bija e saj do të kishte dashur që ajo të ishte pjesë e trashëgimisë.

“Aric dhe unë kishim rënë dakord që ne të dy ishim personat më të rëndësishëm në jetën e saj, unë nuk desha të hedh poshtë vlefshmërinë e martesës duke mos treguar respekt ndaj bijës time Sam.”

“Por mendoj se Aric po vepron kundër dëshirave të bijës time”, tha Miller për dhëndrin e saj, për të cilin më parë thoshte se i mirë e i dashur, si një “version mashkull” i të bijës.

Avokati i saj tha se arsyet e ndërhyrjes “janë mbrojtja e pronës së Samantha Miller dhe të trashëgimtarëve të ligjshëm”

“Nuk ka nevojë të nxitojmë punën dhe të mbajmë sekret procesin, pasi ishte çështje gllabërimi parash që në fillim”, tha ai.

Aric i ka ofruar nënës së të ndjerës gjysmën e përfitimeve nga padia kundër barit që i shërbeu alkoolin autorit, me kusht që ajo të mos ndjekë më pretendime të tjera kundër martesës së tyre.

Hutchinson e Miller u martuan në pazhin Folly Beach më 28 prill, dhe martesa e tyre është njohur si e vlefshme më 1 maj, kur nisja kishte vdekur dhe Hutchinson ishte në spital nga plagët e përplasjes.

Autori i vrasjes nga pakujdesia Jamie Lee Komoroski, është akuzuar për vrasje me automjet dhe tre akuza të drejtimit nën influencën e alkoolit.

Sipas dokumenteve gjyqësore dy bare që i kishin shërbyer alkool Komoroski kanë pranuar një shumë të papublikuar dëmshpërblimi për t’i shpëtuar akuzave të vrasjes ose plagosjes.

Avokati i Hutchinson tha se marrëveshja e dëmshpërblimit me baret ishte “e arsyeshme.”

FOTO GALERI
1/6
Aric Hutchinson ka përfituar kontrollin e pasurive të Samantha Miller pasi nusja e tij 34-vjeçare u godit për vdekje nga një makinë në prill

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA