Azilanti 34 vjeçar përdhunon britaniken në park, vetëm 40 ditë pasi erdhi me gomone nga Franca

06/12/2023 21:49

Në një gjykatë në Britani u dëgjua sot sesi një azil kërkues përdhunoi një grua në parkun e një qyteti bregdetar, vetëm 40 ditë pasi kishte ardhur ilegalisht në Britani.

34 vjeçari Saad Gomaa, i kishte thënë gruas se ishte “ilegal”, u tha në gjykatë, para se të përfitonte nga gjendja e saj e intoksikuar me alkool për ta përdhunuar.

Gomaa kishte sulmuar gruan që ishte në parkun e qyteti verilindor të Skegness, teksa ishte arrestuar në një bar pak më vonë po atë natë.

Prokurori Clive Stockwell tha se Gomaa kishte kërkaur një përkthyes në gjuhë arabe për të dhënë informacionet, teksa raportohet se eshte egjiptian.

Gomaa gjithashtu konfirmonte: “Kam vetëm 40 ditë që kam ardhur këtu”, ndërsa kur u pyet nga kishte ardhur,  Gomaa u përgjigj: ‘Franca.’

Duke dhënë dëshminë e tij, egjiptiani Gomaa konfirmoi se kishte ardhur bashkë me 70 emigrantë të tjerë në prill.

Ai tregonte se kishte qëndruar rreth dhjetë ditë në Francë, nga ku kishte udhëtuar nga Italia, ku kishte jetuar për katër vjet.

Ai tha se kishte vizituar Egjiptin vitin që shkoi ku kishte qëndruar për katër muaj me gruan dhe djalin e tij, para se të nisej sërisht në emigracion të jashtëligjshëm, dhe rrjedhimisht të përfundonte i arrestuar për përdhunim ne Angli.

I pyetur për planet e tij në Angli, i akuzuari për përdhunim tha: “Planifikoja të jetoja i lumtur këtu në Angli, me gruan dhe djalin tim”.

Gomaa tha se kur kishte ardhur fillimisht emigrantët ishin mbajtur për dy ditë në portin e Dover, de më pas zhvendosur në akomodimin në Skegness ne verilindje.

Në gjykatën e Lincoln u tha më tej se viktima e përdhunimit kishte konsumuar vodka dhe kishte shkuar në park për të urinuar pasi ishte nxjerrë jashtë barit ku po qëndronte.

Në dëshminë e saj ajo tha se më pas ‘u shfaq një burrë’.

“Mbaj mend këtë burrin aty, nuk ishte anglez. Më pas mbaj mend se unë isha përtokë dhe ai ishte afër meje, si me thënë …”

“Më duket se bisedova pak me të, e pyeta nëse ishte këtu ligjërisht. Ai tha ‘ilegal, ilegal’”, dëshmoi e reja.

Vajza thotë se në panik ishte treguar e sjellshme me burrin, i cili ishte veshur me rroba sportive, dhe se i kishte thënë: “Nuk dua seks, nuk dua seks!”

Por ai ishte afruar, e kishte puthur dhe më pas u vendos sipër vajzës së dobët.

“Ky është një përdhunim, i pastër e i thjeshtë”, tha prokurori.

Juria dëgjoi gjithashtu dëshminë e një gruaje që shëtiste qenin e saj, e cila kishte gjetur viktimën në parkun Tower Gardens.

Dëshmitarja Chantelle Moses tha: “Pashë një vajzë të kërrusur që mbahej te stoli i parkut dhe e kuptova se po i telefononte policisë.”

“E pyeta si është puna?’ Ajo më tha se ishte përdhunuar në park.’

Oficeri që iu përgjigj thirrjes kishte gjetur viktimën, që dukej se kishte konsumuar alkool, tha në gjykatë: “Ajo përsëriste se ishte përdhunuar nga një emigrant ilegal në bimësinë e parkut Tower Gardens.

Por Gomaa, i cili është i sistemuar në parkun County Hotel, në Skegness, mohon përdhunimin.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/6
34 vjeçari Saad Gomaa, i kishte thënë gruas se ishte “ilegal”, u tha në gjykatë, para se të përfitonte nga gjendja e saj e intoksikuar me alkool për ta përdhunuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA