Këtë dhjetor 2023, Partia Demokratike mbush 33 vite prej themelimit, një histori sa e tranzicionit shqiptar. U themelua më 11 dhjetor 1990, pikërisht atë natë kur u shpall pluralizmi politik në Shqipëri.
Kanë ndodhur shumë ngjarje entuziaste e dëshpëruese në Partinë Demokratike: përjashtime, largime, ndarje, pajtime, bashkime, kthime e rikthime… edhe bastisje. Beteja e fundit është për vulën e saj.
33 vite histori, vijnë në “Inside Story” përmes dokumenteve autentike të papublikuara më parë, rrëfimit të themeluesve të kësaj partie e personazheve që kanë ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri.
Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, rrëfen rrugën e tij e të Partisë Demokratike në 33-vjet, ashtu si dhe themelues të tjerë si Preç Zogaj, Rexhep Uka apo Bensik Mustafaj flasin për gabimet e arritjet në këtë udhëtim dinamik.
Ish-presidenti Bamir Topi tregon detaje të rëndësishme të bashkëpunimit të tij me Berishën por edhe një bisedë me ish-presidentin Ramiz Alia që hedh dritë nëpër korridoret e errëta të politikës së dhjetorit 90, kur po projektohej elita e re.
Top Channel