Në zonat e njohura të kultivimit të ullirit në Fier ka shumë parcela që kanë mbetur pa u vjelë.

Problematike është njësia administrative Portëz në Fier, ku sipas fermerëve të kësaj zone por edhe përpunuesve të ullirit, ky vit ka shumë pak rendiment dhe pak punëtorë.

Një arsye më shumë që solli këtë vit një reduktim të prodhimit të ullirit ka qenë edhe pasiguria e tregut të shitjes. Duke marrë parasysh se një vit më parë shumë kultivues të ullirit dështuan në shitjen e vajit te ullirit, këtë vit shumë prej tyre nuk i kryen shërbimet e duhura për të marrë prodhim të bollshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA