Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për Klodian Kapedanin, i arrestuar për shitblerje votash gjatë zgjedhjeve të 14 Majit në Kavajë.

Nga veprimet hetimore të SPAK për procedimin penalisht të Kapidanit është provuar fakti se i pandehuri, më 14 Maji, u ka premtuar dhe ofruar personave të tjerë shuma monetare për të marrë pjesë në votime, dhe siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në zgjedhje, për të votuar në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja.

Në përfundim të hetimeve paraprake, SPAK ka paraqitur në GJKKO kërkesën për dërgimin për gjykim të çështjes së Klodian Kapidanit, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Klodian Kapedani u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për blerje votash në Kavajë pasi u zbulua rastësisht prej përgjimeve telefonike. Ndaj 39-vjeçarit nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte politike, por ai ka dalë nga përgjimet telefonike të disa personave të tjerë që janë nën hetim nga SPAK, për vepra penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.

Bisedat telefonike dhe mesazhet në aplikacione në internet janë kryer pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 Maj, ditë kur qytetarët po votonin. Në këto biseda nuk janë përmendur shuma parash që Klodian Kapedani do u jepte qytetarëve. 39-vjeçari ka qenë i kujdesshëm duke mos përmendur para, por i kontaktonte personat që mendonte se mund të bliheshin dhe më pas u linte vendin e takimit për t’u dhënë paratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA