Situata e rënduar në Gazën veriore, gazetari: Sistemi mjekësor është shembur brenda spitalit! Ka zjarr dhe plumba

05/12/2023 09:22

Situata në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës po përkeqësohet ndërsa trupat izraelite përparojnë drejt objektit, sipas gazetarëve.

Në një mesazh audio dërguar nga spitali, gazetari Mahmoud Al-Sabbah tha se objekti ishte i rrethuar.

“Situata është shumë e rrezikshme dhe ka të shtëna të forta. Tanket dhe automjetet izraelite po përparojnë drejt spitalit dhe janë një bllok larg”, tha Al-Sabbah. Teksa fliste, në sfond dëgjohej një zjarr i fortë.

Në një videoklip të veçantë prej rreth 30 sekondash, tingujt e të shtënave dhe shpërthimeve janë konstante.

Një gazetar tjetër në spital, Anas Al-Sharif, tha për CNN se situata është shumë e vështirë. Ai tha se kishte zjarr artilerie dhe sulme ajrore në afërsi të menjëhershme.

“I gjithë sistemi mjekësor është shembur brenda spitalit dhe kushdo që lëndohet përfundon si martir brenda spitalit”, tha Al Sharif.

CNN nuk mund të verifikojë numrin e viktimave në spital, ku po strehohen edhe një numër i panjohur i civilëve të zhvendosur.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të hënën se operacionet që po ndodhin tani, në veri të Rripit të Gazës, së shpejti do të çojnë në thyerjen e të gjithë zonës së qytetit të Gazës dhe veriut të Rripit të Gazës.

Një person u vra në përleshjet me forcat izraelite në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, thonë zyrtarët palestinezë

Në Bregun Perëndimor, katër palestinezë të tjerë u plagosën në përleshjet me ushtrinë izraelite në kampin e refugjatëve Deheisheh, afër Betlehemit, tha ministria palestineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA