Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi policia i gjeti një qese me fara kanabisi.

Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së narkotikëve.

Bazuar në  informacionet e siguruara në rrugë operative se një person do të shiste fara cannabis sattiva, është organizuar puna për kapjen e tij.

Në rrugën “13 Dhjetori”, u arrestua në flagrancë V. N., 18 vjeç, banues në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një qese me 156 fara cannabis sativa. Farat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA