Dhimitër Ksera një 55- vjeçar që trajtohet me asistencë paaftësie u kërcënua seriozisht nga zjarri këtë mëngjes në fshatin Derviçan, kur soba që përdorte për ngrohje u bë shkak për një zjarr masiv brenda godinës që kishte përshtatur si banesë.
Objekti një ish servis mjetesh është djegur pjesërisht ndërsa burri që kishte vështirësi për të dalë nga banesa ka pësuar lëndime që nuk i kërcënojnë jetën dhe gjendet në spitalin e Gjirokastrës për trajtim.
Në momentin e ndërhyrjes nga zjarrfikësit ka pasur mungesë të energjisë elektrike çka i nxorri hidrantët jashtë funksionit. Efektivët zjarrfikës të Dropullit kanë kërkuar edhe ndihmë nga zjarrfikësit në Gjirokastër për të neutralizuar flakët.
Ky është rasti i pestë këtë vit në qark kur një banesë merr flakë për pakujdesi të lidhura me nevojat për ngrohje. Në një rast të ngjashëm 2 vjet më parë një e mitur humbi jetën brenda banesës së saj po në fshatin Derviçan.
Top Channel