Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse me masa ajrore të ftohta.

Në këtë mënyrë, Shërbimi Metereologjik Ushtarak njofton se për ditën e martë parashikohet një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Për ditën e mërkurë dhe atë të enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.

Për ditën e premte moti parashikohet përsëri i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat në orët e vona të mbrëmjes vijnë përsëri në dendësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA