Gjermania tërheq trupat e pajisjet pas largimit të misionit të OKB nga Mali

05/12/2023 18:59

Trupat gjermane po tërhiqen nga baza afrikane në Gao, Mali teksa misioni paqeruajtës mbyllet në fund të vitit me kërkesën e vendit që ka vendosur të linjëzohet me bllokun rus.

Në pamjet e publikuara sot shiheshin ushtarakët që çmontonin pajisjet e tyre për t’i transportuar përsëri drejt Gjermanisë.

Këshilli i Sigurimit i dha fund të premten misionit 10-vjeçar aty, pasi junta ushtarake nxiti largimin e trupave teksa bëhet palë politike me Rusinë.

Vota e mbylljes së misionit nga Këshilli i Sigurimit erdhi dy javë pasi ministri jashtëm Abdoulaye Diop shtangu zyrtarët e OKB në një fjalim ku tha se ata “kishin dështuar” dhe kërkon fundin e menjëhershëm.

Marrëdhëniet e Mali kombet e Bashkuara janë përkeqësuar që prej grushtit të shtetit në 2020 që solli në pushet regjimin ushtarak i cili ndërpreu lidhjet me Francën, ish-fuqia koloniale e vendit.

Tashmë junta është vendosur në krahun rus dhe ka sjellë në vend mercenarët e grupit Wagner, të cilët u përfolën për një revoltë ndaj presidentit rus Vladimir Putin dy muaj më parë.

“Na vjen keq për vendimin e qeverisë së tranzicionit për mbylljen e misionit të OKB dhe për dëmin që kjo do të sjellë për popullin e Malit”, tha diplomati amerikan Jeffrey DeLaurentis në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

FOTO GALERI
1/5
Trupat gjermane po tërhiqen nga baza afrikane në Gao, Mali teksa misioni paqeruajtës mbyllet në fund të vitit me kërkesën e vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA