Një vizitor japonez ka vdekur pasi kreu hedhjen më të lartë në botë rreth 240 metra nga një kullë komunikimesh në Kinë.
56-vjecari i paemëruar u lëshuan i lidhur me llastikë nga kulla Macau në bregdetin jugor të Kinës, teksa pas lëshimit ai raportohet se kishte pësuar probleme me frymëmarrjen.
Tentativa e djeshme e japonezit përfundoi në tragjedi pasi mbeti i varur pa ndjenja pas kërcimit. Ai u dërgua më vonë në spital por u shpall i vdekur po atë ditë.
Grupi organizator i lëshimeve me llastik Skypark by AJ Hackett, konfirmuan se kanë nisur hetime për vdekjen e tij.
Të githë atyre që marrin pjesë në hedhje të tilla u kërkohet të deklarojnë gjendje të mëparshme mjekësore thotë kompania AJ Hackett, siç janë tensioni i lartë i gjakut, sëmundje zemre, kirurgji te meparshme apo gjendje të tjera mjekësore qe mund të vene në rrezik personin gjatë hedhjes me emocione të forta.
Kulla rreth 340 metra e lartë ka një plaftormë lëshimi me llastik në lartësinë 235m.
Por një episod i ndalimit të frymëmarrjes kishte ndodhur te i lëshuari i paemëruar, i cili u shpall më pas i vdekur në spital.
Pjesëmarrësit e kërcimit duhet të paguajnë rreth 300 dollarë për t’u hedhur nga kulla që është shumë e ngjashme me Skytower në Auckland në Zelandë e Re.
Plagosje ose incidente të tjera kanë ndodhur nga lëshimet në këtë pikë teksa më herët një burrë kishte mbetur i varur për gati një orë në temperatura të ulëta.
Top Channel