“Gaza është tokë e Palestinës dhe palestinezëve, dhe e tillë do të mbetet pafundësisht.”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shfrytëzoi pjesëmarrjes në Sesionit të 39-të Ministror të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së afrimit Islam për të përcjellë një mesazh, i cili të rezonojë dhe në veshët e shtetit hebre. Duke folur rreth sulmeve në Gaza, Erdogani tha se çdo dy nga tre persona të vrarë atje janë fëmijë, foshnja dhe gra, ndërsa numri i banorëve të zhdukur ka shkuar në mbi 6.500.

“Ata që përpiqen të heshtin përballë vdekjes së kaq shumë të pafajshmëve, madje edhe e legjitimojnë duke u justifikuar me Hamasin, s’u ka mbetur fjalë për të thënë. Gaza është tokë e Palestinës, është e palestinezëve dhe do të mbetet ashtu pafundësisht”, tha Erdogan.

Erdogani komentoi edhe çështjen e armëve bërthamore të Izraelit.

Nuk do të lejojmë të harrohet çështja e armëve bërthamore. A ka Izraeli bombë atomike? Kanë, por nëse i pyesim, thonë se nuk kanë”, u shpreh kreu i shtetit turk.

Erdogan shtoi se rruga për paqenë rajon kalon nga themelimi i shtetit palestinez. Ne jemi të gatshëm për çdo përgjegjësi, përfshirë atë të garantuesit me qëllim sigurimin e paqes, nënvizoi ai.

Muajin e kaluar, kryeministri Edi Rama doli me propozimin që një koalicion shumëkombësh i Ligës Arabe dhe Turqisë me një mandat të OKB-së mund të merrte përkohësisht kontrollin e Gazës, duke i dhënë fund konfliktit  të përgjakshëm atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA