Një i burgosur 45-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të hënë në Lezhë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Gëzim Beneshit i është bllokuar frymëmarrja gjatë ushqyerjes.

Beneshi ishte pacient me masë mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” me diagnozë “Skizofrenia paranoide” dhe “Hipertension arterial”.

Ai po kryente dënimin në burgun e Lezhës, për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur ne tentativë”.

Beneshi ishte i akomoduar në burgun e Lezhës, ne seksionin e masave mjekesore për arsye të gjendjes së tij shëndetësore më 26.05.2022 nga Komisariati i Policisë Kavajë.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se më datë 04.12.2023, rreth orës 10:20 në IEVP LEZHE është marrë njoftimi se shtetasi Gëzim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni, (76-22) i Kodit Penal jemi njoftuar se ky shtetas duke u ushqyer i është bllokuar frymëmarrja. Shtetasi Gëzim Petrit Beneshi, pacient me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ me diagnozë ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’ me mjekim ‘Respiridon 2Mg 2×1 tablete , lerkanidipine 10 mg 1 tablete ne dite , furosemil 40 mg 1 tablete në mëngjes ,aspirinë protekt 100 Mg 1 tabletë në ditë , omeprazol 20 mg 1 tabletë në mëngjes’ , ku ishte i akomoduar në IEVP Lezhë, në seksionin e masave mjekësore për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur më datë 26.05.2022 nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Stafi i IEVP LEZHE, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjëherë mjekun e shërbimit, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe janë konstatuar shenja jete. Është nisur urgjentisht me ambulancë e institucionit i shoqëruar nga stafi mjekësor drejt Spitalit Rajonal të Lezhës me shenja jete. Jemi njoftuar nga Spitali Rajonal i Lezhës për ndarjen nga jeta të shtetasit Gëzim Beneshi. Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore“, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA