Dy vëllezërit, Aleksandër dhe Tomor Dulaj në Portëz të Fierit u kthyen në vitin 2013 në vendlindje nga emigrimi. Ata vendosën të investojnë kursimet e mbledhura për ndërtimin e serave.
Të angazhuar familjarisht në këtë biznes familjar ata arritën brenda një kohe të shkurtër te shtojnë sipërfaqet e kultivuara kryesisht me domate duke rezultuar me një biznes fitimprurës.
“I gjithë prodhimi cilësor tashmë ka siguruar tregun e vet në vendet e Bashkimit Europian” duke i dhënë më shumë identitet prodhimeve shqiptare. Sot sipërfaqja e kultivuar ka kaluar më shumë se 1 ha ndërkohë që pengesë për shtimin e mëtejshëm të saj mbetet mungesa e fuqisë punëtore ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje për ndërtimin e serave të reja”- tha Aleksandër Dulaj.
Problem për këta fermerë mbetet dhe lista e pesticideve që janë të ndaluara në vendet e BE.
“Duhet të ndërhyjë shteti”- u shpreh Tomor Dulaj.
Top Channel