Një grup ndërkombëtar besohet se tentonte të shiste vajin e cilësisë së ulët si origjinal apo ekstra i virgjër, thanë autoritetet
Gjatë aksioneve të policisë në Spanjë e Itali u arrestuan 11 njerëz e u sekuestruan më shumë se 5,000 litra vaj ulliri me përbërie të ndryshuar.
Banda tentonte ta tregtonte vajin si prodhimet e tij ekuivalente më të shtrenjta.
Dyshimet u ngritën kur policia spanjolle Guardia Civil zbuluan “një seri anomalish” gjatë kontrollit të një kamioni që transportonte vaj ulliri në rajonin e Ciudad Real.
Gjatë hetimeve ata zbuluan operacionin e dyfishtë në Spanjë e Itali që tentonte të shpërndante vajin e ndryshuar në tregun ndërkombëtar.
“Në Spanjë ata përdornin një kompani që blente vaj të kategorisë dytësore, dhe duke i bërë ndryshime e kthenin në ‘virgin’ ose ‘extra virgin’ dhe më pas e shisnin duke falsifikuar dokumentet”, thuhej në deklaratën e zyrtarëve.
“Ata përzienin vajrat e turbullt – me nën-substancën e vajit që përftohet gjatë procesit, duke arritur në nivelin e kërkuar të yndyrnave dhe perberese të tjere, si dhe humbisnin gjurmueshmërinë e produktit duke mos regjistruar kompanitë”.
Karabinierët në Itali zbuluan një operacion të ngjashëm faksifikimi në lidhje me dy kompani të përpunimit të vajit.
“Tetë kontrolle të kryera në Itali e Spanjë sollën 11 njerëz të arrestuar dhe më shumë se 5200 litra vaj të sekuestruar, së bashku me €91,000 euro para të thata dhe katër automjete luksoze”.
Europol tha se ka hasur dhe më parë falsifikimin e vajit të ullirit, i cili së fundmi është shkaktuar nga një seri faktorësh, përfshi krizën e inflacionit dhe rritjes së çmimeve.
“Falsifikimet dhe ulja e cilësisë ka ardhur nga prodhimi i pakët i ullirit, rritja e kërkesës dhe prodhuesit manipulues”.
“Përzierja e vajit të ullirit u lejon trafikantëve të ofrojnë produktin me çmime kompetitive, një praktikë që është rrezik i shëndetit publik dhe ka pasoja ekonomike”.
Çmimet e vajit të ullirit po rriten për të dytin vit radhazi në Evropë prej krizave të motit që kanë dëmtuar ndjeshëm prodhimin për të dytin vit radhazi.
Prodhimi global ka rënë në më pak se 2.4milinë ton kur kërkesa është për 3mln ton.
Prodhimi në Spanjë është dëmtuar nga thatësira dhe zjarret e verës, ashtu si dhe në Portugali dhe vende të tjera të Mesdheut si Greqia, Italia, Turqia e Maroku.
Përveç vajit të ullirit vitin që shkoi zyrtarët në Spanjë ndaluan dhe një grup që trafikonte shafran nga Irani të cilën e shisnin si erëzën e vlerësuar vendase La Mancha. Shafrani spanjoll që i jep ‘paella’ ngjyrën e verdhë, kushton €9 një gram.
Top Channel