Institucioni i Presidentit të Republikës ka hedhur sot shortin për zgjedhjen e Anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojnë përgjatë vitit 2024. Shorti përcaktoi 9 anëtarët e përhershëm dhe 6 zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Nëntë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë:
– Elsa Toska, Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
– Sonila Bejtja, Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
– Sokol Ngresi, Gjyqtar në Gjykatën e Lartë
– Alma Muça, Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme
– Irena Brahimi , Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
– Altina Nasufi, Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
– Lazer Çardaku, Prokuror nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm
– Genti Xholi, Prokuror nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm
– Ramiz Lala, Gjyqtar nga Gjykatat Administrative
Gjashtë zëvendësuesit e KED-së:
– Marjana Semini, Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
– Darjel Sina, Gjyqtar në Gjykatën e Lartë
– Arqilea Koça, Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme
– Iliriana Olldashi, Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
– Irma Balli, Prokuror nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm
– Bezart Kaçkini, Gjyqtar nga Gjykatat Administrative
Hedhja e shortit u ndoq nga Avokati i Popullit, në cilësinë e monitoruesit. Gjatë hedhjes së shortit, ishin të ftuar përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, nga misionet që mbulojnë çështjet e drejësisë; OPDAT-i dhe Delegacioni Europian në Tiranë.
Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Top Channel