Është gjetur e pajetë 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska, e zhdukur përpara një jave në Shkup.

Ngjarja që ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut ka marrë kështu kthesën që shumë i druheshin. Dyshimet e policisë rëndojnë mbi 5 persona, tre nga të cilët janë vënë tashmë në pranga e janë dërguar në Gjykatën Penale. Prokuroria e Shkupit njoftoi se në pyetje po merret edhe babai i vajzës së vrarë, por nuk ka dha detaje të mëtejshme mbi përfshirjen e mundshme të tij në ngjarjen e rëndë.

Njoftohet po kështu për gjetjen edhe të një trupi tjetër të pajetë në Veleshtë, që besohet të jetë ekzekutuar në të njëjtën ditë me 14-vjeçaren, e kjo e thellon edhe më shumë misterin. Policia dhe Prokuria pohojnë se mes dy rasteve ka ngjashmëri, e nuk përjashtohet mundësia që autorët të jenë të njëjtën. Personi tjetër i vrarë është një 74-vjeçar. Sipas organeve policore dhe prokurorisë, deri tani motivi për kryerjen e vrasjeve besohet të jetë “përfitimi material“.

Forcat e rendit kanë gjetur edhe një automjet të djegur, tip “Citroen”, e thonë se pavarësisht djegies së makinës, pas ekspertizës është arritur të gjenden prova materiale për përfshirjen e personave të ndaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA