Tentoi t’u largohej policëve pasi mbante municion luftarak në makinë, arrestohet një i ri në Vaun e Dejës

03/12/2023 10:38

Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi t’u largohej policëve në Vaun e Dejës.

Ai është kapur disa minuta më vonë, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij, gjetën një çantë me 5 krehra me fishekë luftarak, që i posedonte pa leje.

Municioni luftarak është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Benz” që udhëtonte 19-vjeçari E.J nga fshati Kuç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel