Rëndohet bilanci i viktimave në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Më shumë se 15,500 palestinezë të vrarë

03/12/2023 17:12

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë një përditësim të bilancit të viktimave në Gaza, ku deri më tani kanë ndërruar jetë 15,523 persona.

Që prej nisjes së sulmeve më 7 tetor, Izraeli ka bombarduar vazhdimisht Gazën, si pasojë numri i viktimave ka ardhur gjithnjë në rritje. Një shifër të lartë viktimash e mbajnë gratë dhe vajzat, me një total prej 70 %.

Megjithëse nuk dihet ende se cilët prej tyre janë militantë dhe cilët civilë.

Përpos personave që kanë ndërruar jetë, të plagosur kanë mbetur edhe 41,416 palestinezë të tjerë.

Top Channel