25/12 22:52
Papa Françesku e përshkroi sot përfundimin e armëpushimit të Hamasit me Izraelin si “të dhimbshme” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të arrijnë një marrëveshje të re armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.
Papa tha gjithashtu se mendimet e tij janë me ata njerëz që janë ende peng në Gaza dhe me mungesën e mallrave të nevojshme në territorin palestinez.
Mesazhi i Papës, i cili vuan nga një infeksion i frymëmarrjes, u lexua nga një ndihmës gjatë predikimit të tij sot, të cilin ai e mbajti nga pjesa e brendshme e rezidencës së tij në Vatikan dhe jo nga ballkoni me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit.
Top Channel