Shitblerja e banesave në Kosovë ka rënë gjatë vitit 2022 krahasuar me vitin paraprak.

Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës del se në Prishtinë dhe rajonin e saj nga 2 mijë e 779 transaksione në 2021 ka rënë në 2 mijë e 576 sosh. 215 transaksione më pak u regjistruan në rajonin e Mitrovicës, nga 586 transaksione në 2021 në Prizren gjatë vitit 2022 u realizuan 272 shitblerje të pronave banesore në Prizren, 187 më pak u realizuan në Ferizaj, 135 më pak në Gjilan e 178 më pak në Gjakovë.

Vetëm në Pejë pati rritje të shitblerjes, nga 338 sa u realizuan në 2021 në vitin pasues u kryen 689 sosh. Agjencitë e patundshmërive thonë që kjo po ndodhë për shkak të rritjes së çmimeve, vetëm në Prishtinë në zona të caktuar çmimi për metër katrorë shkon edhe në 3 mijë euro.

“Prishtina ndahet në disa zona, për shembull në qendër çmimi për metër katror shkon nga 2500 deri në 3000 euro por mesatarisht them se shkon në 1500 euro”, tha Arianit Rrmoku-agjent i pasurive të paluajtshme.

Agjentët thonë se kjo rritje vjen për arsye të ndryshme.

“Është fakt që ndërtuesit që i kanë ngritur çmimet, por këtu ka faj edhe linja e Qeverisë sepse janë rritur çmimet edhe te lejet e po ashtu edhe fuqia punëtore”, shtoi më tej ai.

Sipas të dhënave të ASK-së ka rënie të shitblerjeve të pronave banesore edhe në dy muajt e vitit 2023 krahasuar me ato të vitit paraprak.

Përderisa në tremujorin a parë dhe të dytë të vitit 2022 në tërë Kosovën u realizuan 2800 transaksione, në gjashtë muajt e parë të këtij viti ishin vetëm 1470.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA