Një 31-vjeçar është vënë në pranga dhe babai i tij nën hetim, pasi iu gjetën monedha ari dhe shuma parash në fshatin Kutalli të Beratit.
Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit D.V, u gjendën 5 monedha ari, një pajisje metalkërkues dhe 56 mijë e 650 euro, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të paligjshme. Ndërsa në shtëpinë e 56-vjeçarit B.V u gjetën 1 armë gjahu dhe disa fishekë, që posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Top Channel