Ish-kryekomisari Stiljan Pasho, që dyshohet si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, u la sot në burg me vendimin të gjykatës.
Dyshohet se Pasho, i cili u përjashtua nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ka shfrytëzuar pozicionin si shef i Policisë Kufitare Korçë, për të favorizuar trafikimin e lëndëve narkotike në Pikën Kufitare Kapshticë.
Rasti i fundit ka qenë më 27 nëntor, ku Stiljan Pasho favorizoi shtetasin Lorenco Lika të kalojë kufirin pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet. Madje, ai ka shoqëruar personalisht Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip “Passat” nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin.
Në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe vetë në mjet me shtetasin e arrestuar dhe një tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë. Droga ndodhej në pjesën e bombolës së gazit në bagazh.
Top Channel