Shpërthimi i fundit i Etna sjell pamje spektakolare dhe frikë për udhëtimet ajrore në Itali

02/12/2023 15:30

Në pamje shihen shpërthimet e fundit që kanë ngritur llavën në ajër pas një serie plasjesh që prej muajit të kaluar në jug të Italisë.

Mali misterioz i Etnas ka ndriçuar përsëri qiellin me llavën e vullkanit që ngrihet në ajër në qiellin e Katanias në Siçili.

Fotot e mahnitshme tregojnë momentet kur Etna lëshon shatërvanët e saj të llavës si dhe tym e pluhur në qiell, që disa herë kanë shkaktuar trazira në fluturimet.

Vullkani më aktiv i Evropës dukej i mrekullueshëm sipas gazetarëve, teksa llava rridhte poshtë faqeve të strukturës gjigante në bregdetin italian.

Qielli i natës së djeshme ndiçohej nga një e kuqe dhe portokalli e shndritshme që qetësuan disi dhe jetën e natës në të premten siçiliane të dhjetorit.

Etna rrallëherë ka shkaktuar dëme apo trazira, përveç shtëllungave të tymit që ngrihen deri në 10 000 metra lartësi.

Sivjet në gusht një shpërthim i ngjashëm bëri që shumë fluturime të ndalonin teksa hiri i vullkanit binte rende mbi qytet.

Një nga shpërthimet më problematike ishte ai i marsit 2017, kur 10 njerëz mbetën të plagosur nga aktiviteti, përfshi dhe një trupë televizive që ndiqte nga afër zhvillimet.

Etna është një nga vullkanet me historinë më të dokumentuar të shpërthimeve që besohet e janë dëshmuar që rreth 500,000 vjet më parë sipas të dhënave vendase.

Vullkani besohet se është pjesë vitale e pjellorisë së tokës së Siçilisë me vreshta dhe pemtari ideale për rritje, shkruan daily Mail.

Ai është gjithashtu një atraksion i njohur turistik që sjell mijëra vizitorë në ishullin e shkëlqyeshëm të Mesdheut, teksa në të janë vendosur dy rezorte skish dhe një teleferik që ngrihet deri në 3000 metra mbi nivelin e detit.

FOTO GALERI
3/5
Etna rrallëherë ka shkaktuar dëme apo trazira, përveç shtëllungave të tymit që ngrihen deri në 10 000 metra lartësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA