Protestuesi i vë zjarrin vetes para konsullatës izraelite në SHBA

02/12/2023 17:43

Një protestues ishte mbrëmë në gjendje të rëndë pasi i vuri zjarrin vetes jashtë konsullatës izraelite në Atlanta, SHBA, njoftonin autoritetet. Një roje sigurie që u përpoq të ndërhynte në incident mbeti plagosur.

Një flamur palestinez u gjet në vendin e protestës, tha kreu i policisë së Atlanta, Darin Schierbaum.

Zyrtarët shtonin se nuk kishte detaje që sugjeronin lidhje me terrorizëm dhe se stafi i konsullatës nuk u rrezikua.

“Ne nuk pamë të kishte kërcënime për publikun, besojmë se ishte vetëm një ekstrem proteste politike”, tha ai.

Autoritetet nuk publikuan emrin moshën apo gjininë e protestuesit, i cili kishte përdorur benzinë për të djegur veten, tha kreu i zjarrfikësave Roderick Smith.

Ata thanë se i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë prej djegieve në trup. Ndërsa një roje sigurie që kishte tentuar të ndalonte personin kishte pësuar djegie në kyç dhe në këmbë, tha  Smith.

Schierbaum tha se policia ka vërejtur rritje të tensioneve mes komuniteteve muslimane e hebreje që prej konfliktit të rëndë Izrael-Hamas dhe vdekjeve të shumta në Gaza nga bombardimet izraelite.

FOTO GALERI
1/3
Protestuesi kishte përdorur benzinë për të djegur veten, tha kreu i zjarrfikësave Roderick Smith.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA