Forcat ruse të sigurisë bastisën të premten në mbrëmje, në të gjithë Moskën, lokalet që frekuentohet nga homoseksualët, më pak se 48 orë pasi Gjykata e Lartë, ndaloi veprimtarinë në vend të asaj që njihet si “Lëvizja globale LGBTQ+”, duke e cilësuar organizatë ekstremiste.

Policia kreu kontrolle në disa vende në të gjithë kryeqytetin rus, përfshirë një klub nate, një sauna për meshkuj dhe një bar që organizonte festa për anëtarë të komuniteti LGBTQ+, nën pretekstin se po kryente bastisjeje për drogë, njoftuan mediat lokale.

Dëshmitarët okularë u thanë gazetarëve se policia u kishte e kërkuar e kontrolluar pronarëve dokumentacionin e lokaleve dhe shërbimet e sigurisë i kishin fotografuar ato. Ata thanë gjithashtu se menaxherët kishin arritur t’i njoftonin klientët në kohë për t’u larguar, përpara mbërritjes së policisë.

Bastisjet pasojnë një vendim të Gjykatës së Lartë që shpalli “Lëvizjen LGBTQ+”, organizatë ekstremiste.

Vendimi, i cili u mor si përgjigje ndaj një padie të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë, është goditja më fundit ndaj të drejtave të komunitetit LGBTQ+, nën Presidentin Vladimir Putin, i cili ka vënë theksin tek “vlerat tradicionale të familjes”, gjatë 24 viteve të tij në pushtet.

Aktivistët vunë në dukje se padia ishte ngritur kundër një lëvizjeje që nuk është një ent zyrtar dhe se sipas përkufizimit të saj të gjerë e të paqartë, autoritetet mund të godasin çdo individ ose grup që mund të konsiderohej si objekt i saj.

Disa vende që frekuentohet nga anëtarët e komunitetit LGBTQ+ u mbyllën pas vendimit, duke përfshirë klubin e homoseksualëve të Shën Petersburgut.

Max Olenichev, një avokat i të drejtave të njeriut që punon me komunitetin rus LGBTQ+, i tha Associated Press para vendimit, se ai efektivisht do të ndalonte veprimtaritë për të mbrojtur të drejtat e homoseksualëve.

Para vendimit, grupet kryesore ruse të të drejtave të njeriut kishin paraqitur një dokument në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar padinë e Ministrisë së Drejtësisë diskriminuese dhe shkelje të kushtetutës së vendit. Disa aktivistë LGBTQ+ u përpoqën të bëheshin palë në këtë çështje, por u refuzuan nga gjykata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA