Mijëra njerëz kishin dalë sot sërish të marshonin kundër dhunës së rëndë në Palestinë pas rinisjes së bombardimeve izraelite në Gaza.
Zhvillimi vjen pasi armëpushimi një-javor ka marrë fund dhe Izraeli ka rinisur goditjet ndaj militantëve të Hamas duke rrafshuar banesat civile në Gaza dhe zona të tjera palestineze.
Në demonstratën e Parisit organizuar disa grupe aktivistësh merrnin pjesë dhe zyrtarë të zgjedhur të bashkive e parlamentit francez.
Protestuesit vijonin të ngrinin tonet e tyre kundër bombardimeve duke kërkuar armëpushim në zonën e krizës së paprecedentë humanitare, teksa brohorisnin “Ndaloni masakrën!” dhe “Armëpushim tani!”.
Zhvillimi vjen pas protestave të përsëritura në France dhe vende të tjera të botës për ndalimin e veprimeve të Izraelit në Gaza.
Top Channel