Prej orës 11:00 në Pallatin e Kongreseve u mblodh Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Rithemelimit.

Qëllimi i tij është votëbesimi i kryetarit të partisë. “Nga dita kur unë refuzova bashkëqeverisjen me Edi Ramën që u propozua nga kryekëshilltarët e Lulzim Bravës, unë u dezinjova “non grata’ dhe sot kam një dhëndër të burgosur politik. Dhe sot çfarë i mbeti Edi Ramës. Tregoi më në fund në sytë e të gjithë botës se kush është në të vërtetë ai. Por ja dolëm, shpëtuam më në fund opozitën, shpëtuam parlamentin, grupin tonë parlamentar dhe i përshëndes deputetët e grupit parlamentar kudo që janë në këtë sallë sepse e zhytën njëherë e mirë parlamentin e krimit, parlamentin e diktaturës dhe parlamentin e narkoshtetit”– tha Berisha.

Në kuvend morri fjalën edhe vajza e ish kryeministrit Argita Malltezi e cila kërkoi bashkimin e të gjithëve në aksionin e PD.

Gjithashtu Kuvendi diskutoi edhe ndryshimet statutore për të forcuar kompetencat e Këshillit Kombëtar si dhe u miratua një rezolutë që do të vazhdojë aksioni opozitar. Ndonëse Kuvendi u thirr me iniciativë të zotit Berisha, 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk morën pjesë. Madje as Bardhi vetë, nuk është parë në Pallatin e Kongreseve

Në përfundim të procesit të numërimit, Kuvendi Kombëtar ka rikonfirmuar me 938 vota pro edhe njëherë Sali Berishën si kryetar të Rithemelimit.

FOTO GALERI
16/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA