Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, në 25-vjetorin e rënies. 

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se rënia e tyre ishte goditje e rëndë për UÇK-në.

“Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 25 vjet më parë, ranë heroikisht në kërkim të lirisë. Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në, por edhe frymëzim për vazhdimin e rrugës për liri. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të atdheut”, ka thënë Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA