Dy të vdekur në një minierë të paligjshme qymyri në Kolumbi, katër të tjerë të zhdukur pas shpërthimit Romët dhe egiptianët në Shqipëri do të kenë tanimë një platformë të tyrën, ku do të parashtrojnë problematikat.
Arsimimi i tyre dhe punësimi mbetet një ndër pikat kyçe ku janë fokusuar të gjithë aktorët, për të pasur gjithëpërfshirje dhe barazi për romët e egjiptianët.
Kjo platformë do të shërbeje si një mekanizëm dialogu e bashkëpunimi për integrimin e romëve dhe egjiptianëve, që mbështet nga Bashkimi Europian.
Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Denada Seferi, tha se janë krijuar disa hapësira, për t’i ofruar shërbime sociale romëve dhe egjiptianëve që jetojnë në Shqipëri.
Komuniteti rom dhe egjptian është përfitues i bonusit të bebes, i trajtimit të nënës me shumë fëmijë apo kontrollit të syve dhe dhëmbëve që ka nisur nëpër shkolla. Po kështu një sfidë mbetet punësimi dhe fuqizimi ekonomik i tyre.
Top Channel