Kushtetuesja e Kosovës “ngrin” dekretin e Osmanit për zgjedhje të reja, vendos masë të përkohshme ndaj vendimit për shpërndarjen e Kuvendit
09/03 18:07
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka humbur jetën gjatë lindjes një foshnjë.
Rastin e ka kallëzuar në polici babai i foshnjës, i cili ka deklaruar se fëmija ka ndërruar jetë gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë.
Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se autoritetet përkatëse janë duke hetuar rastin.
Rasti është klasifikuar si trajtim i papërgjegjshëm mjekësor.
Top Channel