Në Korçë nuk ka raste të reja të infektuara me HIV/AIDS.  

Përgjatë dy viteve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv, ndërsa sipas të dhënave, Korça renditet ndër qarqet me shifra minimale të të prekurve. Përveç përdoruesve të drogave të injektueshme që janë kryesisht të rinjtë, edhe gratë shtatzënë dhe komuniteti Rom dhe Egjiptian mbeten kategoritë në risk për t’u infektuar jo vetëm nga HIV/AIDS por edhe SST.

“Ne çdo vit kemi rritur numrin e të testuarve që është dhe qëllimi ynë kryesor. Në vitin 2022 numërojmë 692 të testuar për HIV/AIDS dhe SST.  Për këtë vit deri në fund të tetorit kemi 670 të testuar shifër që do rritet deri në fund të vitit. Gjithashtu kryejmë testime vullnetare për të rinjtë, të cilët janë grupi më më risk për t’u infektuar. Gjithashtu jemi fokusuar tek testimi i grave shtatzanë dhe komuniteti rom dhe egjiptian si komunitet në risk por edhe ata që përdorin droga të injektueshme”, tha Nertila Sterjo, punonjëse sociale.

“Motoja jonë ka qenë që ta mbajmë Korçën në nivele zero të infektimeve. Padyshim raste pozitive ka por ato janë shumë të pakta dhe kjo është për tu vlerësuar falë kryerjes së testimeve që bëjnë të mundur edhe shkëputjen e zinxhirit. Dy vitet e fundit nuk kemi raste pozitive”, shtoi Sterjo.

Ndërsa risku i infektimeve nga HIV/Aids dhe SST vazhdon të mbetet i lartë në gjithë botën, institucionet apelojnë për më shumë kujdes dhe kontrolle periodike për parandalimin e infektimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA