Inflacioni e papunësia peshojnë në ekonominë e R.D. të Kongos para zgjedhjeve

01/12/2023 19:40

Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi po bën fushatën e rizgjedhjes me premtime për të krijuar më shumë vende pune, teksa mandati tij i parë u shënua nga rritja ekonomike por dhe inflacioni e rritja e kostove të jetesës, shkruan rrjeti AFP.

Më herët Tshisekedi zotohej ta transformonte vendin në “Gjermaninë e Afrikës”, por teksa votuesit përgatiteshin për kutitë, inflacioni kishte arritur në 20% dhe papunësia po shuante sukseset e tij ekonomike.

60-vjeçari thotë se ka shtuar buxhetin kombëtar me rritjen prej 6% këtë vit ndërsa rezervat e valutës së huaj kanë arritur në 5 miliardë.

R.D. e Kongos është prodhuesi më i madh në Afrikë i bakrit dhe i kobaltit, por shumë pak pasuri rrjedh te populli i thjeshtë.

Dy të tetat e popullatës prej 100-milionë mbijetojnë me vetëm 2 dollarë në ditë, sipas Bankës Botërore, duke dëshmuar për një sistem të mbyllur që nuk ndikon në mirëqenien e qytetarëve.

Teksa vendet e punës janë nga çështjet kryesore, Tshisekedi ka premtuar të krijojë 6 milionë të tilla, duke tërhequr investitorë.

Ai ka thënë se nxitja me minierat nuk dha punësimin e pritur dhe as zbutjen e varfërisë, prandaj do të diversifikojë ekonominë me ndërtimin e fabrikave të prodhimit, sipas zyrtarëve.

FOTO GALERI
1/9
R.D. e Kongos është prodhuesi më i madh në Afrikë i bakrit dhe i kobaltit, por shumë pak pasuri rrjedh te populli i thjeshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA