Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Lenie të Gramshit.

Një 52-vjeçar i cili punonte në ndërtimin e një HEC-i, në fshatin Grabovë, është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

F. V., 51 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme. Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.

Policia ndërkohë është duke shkuar në vendin e ngjarjes për hetimin e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA