Vritet vajza në Pakistani pas publikimit të fotove me djalin që ‘i kishte hedhur krahun’

30/11/2023 17:30

Vrasja është më e fundit e disa mijëra incidenteve të ngjashme në dekadën e fundit ku vajza kanë humbur jetën.

Policia në provincën veriperëndimore të Pakistanit, Khyber Pakhtunkhëa kanë arrestuar një burrë që ka qëlluar për vdekje vajzën e tij adoleshente, pas publikimit online të disa fotove ku një djalë shihej që i kishte hedhur krahun.

Tragjikisht dyshohet se fotot ishin te manipuluara ne menyre dixhitale.

Mukhtar Ahmed Tanoli, kreu i policisë së Kohistan, tha për rrjetin Al Jazeera se ishte arrestuar babai i viktimës, Arsala, “i akuzuar për vrasjen e të bijës”.

Ata kanë arrestuar gjithashtu vëllanë e dy kushërinj, që akuzohen se kanë ndihmuar në planifikimin e vrasjes së adoleshentes.

Policia u informuar për incidentin më 24 nëntor dhe mori trupin e viktimës nga shtëpia e saj në Kohistan, një rajon i largët, rreth 350km nga kryeqyteti Islamabad.

Sipas zyrtarëve në rrjetin Facebook më herët kishin qarkulluar foto ku vajza e djali, të dy nga Kohistan, shiheshin me krahët rreth njëri-tjetrit.

Zona e largët është shumë konservatore  dhe traditat zbatohet me këshillin e të vjetërve i njohur si “xhirga” që ka dhënë dhe më parë dënime me vdekje ndaj grave.

Por zyrtarët shtonin se fotot e shpërndara me shumë gjasa kanë qenë të manipuluara dhe po hetohet për autorët apo qëllimet e tyre.

Komisioni i të drejtave të Pakistanit ka thënë se vitin 2022 ka pasur 384 vrasje të tilla “për çështje nderi” ne vend.

FOTO GALERI
1/2
Zona e largët është shumë konservatore dhe traditat zbatohet me këshillin e të vjetërve i njohur si “xhirga”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA