Një javë pas grabitjes në një argjendari në Suharekë, policia e Kosovës identifikoi autorët dhe organizoi tre operacione për kapjen e tyre në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë, operacion i cili përfundoi me vrasjen e njërit prej grabitësve.

Policia e Kosovës sqaroi se viktimë ka mbetur shtetasi Dukagjin Gashi i cili i është përgjigjur me armë thirrjes së policisë për të ndaluar.

Ngjarja ndodhi në lagjen Dragodan të Prishtinës. Policia tha se mundi të arrestojë edhe katër të dyshuar të tjerë për grabitjen ndërsa i katëri është në arrati. Referuar mediave në Kosovë, në arrati ndodhet Korab Gashi, vëllai i kuzhinierit të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Po sipas policisë, nga të shtënat me armë të Dukagjin Gashit, është plagosur edhe një polic.

“Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, ka njoftuar policia.

Policia shtoi se autorët e dyshuar të grabitjes janë persona me të kaluar kriminale. Dyshohet se ata janë përfshirë në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje e armëmbajtje pa leje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA