Rrëshqitja e tokës në vendin e quajtur Klos Katund, ka bllokuar rrugën nacionale Qafë Buallit-Klos për rreth dy orë, por jo vetëm rrëshqitjet e tokës, po rrezikojnë edhe disa banesa të fshatit Klos Katund.

Banorët shprehen se jemi të rrezikuar pasi rrëshqitja e tokës po afrohet afër banesave, ndaj kërkojnë ndihmë nga ana e instancave përkatëse.

“Po rrezikohemi, rrëshqitja e parë ka filluar pardje. Rrezikohen rreth 12 shtëpi nga rrëshqitja. Organet përkatëse janë njoftuar por nuk ka ardhur asnjë njeri”, u shpreh një banor.

“Kemi hall se kjo rrëshqitje na vjen deri tek shtëpia. Nuk jemi më të zotë. Ai livadhi është shembur, ka rënë në xhade. Një herë themi shyqyr që bie shil, por po bën dëme. Vetëm Zoti e di”, tha një banor tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA