Gjeneral Bardhyl Hoxha, ish drejtor i drejtorisë logjistike pranë ministrisë së Mbrojtjes dëshmoi në gjykatë për procesin ndaj Mediut.
Në fillim nga prokurorët e çështjes u njoh nga një memo të përpiluar prej tij në dhjetor të 2006, ku i ishte kthyer një përgjigje nga drejtoria e logjistikës një fax-i të ardhur nga kompania amerikane, SAC.
Ajo propozonte që demontimi i municioneve të bëhej në Bërzhitë. Ndërkohë përgjigjja sipas drejtorisë logjistike i ishte kthyer në harkun kohor të 24-48 orëve, shkak sipas Hoxhës ishte që Bërzhita nuk ishte vend i përshtatshëm pasi ishte pranë banesave dhe rrugës kryesore si dhe depot nuk ishin të licensuara për te kryer këtë proces.
Në dëshmi Hoxha deklaroi se licensimi nuk ishte ndonjë akt u veçantë por merrej parasysh gjendja e depos, rrethimi me tela me gjemba dhe izolimi. Në këto kushte, Bërzhita i plotësonte këto kushte.
“Të pranishëm kanë qenë Sokrat Papadhima, specialist, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai dhe një jurist. Nuk e di çfarë është bërë me Gërdecin sepse në atë periudhë u largova nga detyra, duke marrë një post tjetër. Kthimi i përgjigjes për 48 orë u bë pasi çështja e demontimit ishte me shumë rëndësi dhe i jepnim vëmendje çdo projekti dhe sugjerimi të mundshëm. Kishim 109 tonë municion që duhej asgjësuar.”
Në GJKKO ku po zhvillohet çështja për Gërdecin, dëshmoi edhe Fatmir Mediu.
Lexo edhe:
Top Channel