Një grup prej rreth 100 fermerë mjalti dolën sot para Pallatit të Republikës në Paris për të tërhequr vëmendjen dhe kërkuar ndihmë ndaj politikave sipas tyre ‘shkatërrimtare’ të qeverise.
“Industria e bletëve të mjaltit ka nevojë për mbështetje nga fundosja prej vërshimit të mjaltit të lirë, të importuar”, tha një fermer bletësh për rrjetin AFP.
“Ne nuk po gjejmë hapësirë marketing-u për të reklamuar produktet tona,” tha Manuel Roger, fermer bletësh në rajonin Indre, i cili ishte një nga organizatorët.
Roger tha se prodhon rreth 60 deri në 70 ton mjaltë çdo vit dhe deri në këtë kohë zakonisht ka shitur tre të katërtat e prodhimit.
“Këtë vit kam shitur vetëm pesë ton, tregtarët thonë se janë plot, mjalti ynë nuk po shitet prej eksporteve të lira me cilësi të ulët që favorizohen nga kriza dhe politikat”, tha ai.
Franca raportohet se konsumon rreth 45,000 ton mjaltë çdo vit, ndërsa 20,000 ton prodhohen në vend, sipas shoqatës së prodhuesve Confédération Paysanne.
“Por kjo është hera e parë që na mbetet mjalti në magazina pa u shitur prej eksporteve të lira e të panjohura,” tha Laurence Marandola, zëdhënës i sindikatës bujqësore, që është e treta më e madhe në Francë.
Zyrtarët shtonin se prodhimi mjaltit ka qenë i mirë dy vitet e fundit dhe në 2023 arriti në 33,900, në krahasim me 30,600 në 2022.
Marandola shtonte se importet vijnë me çmime skandaloze prej rreth dy euro/kg ndërsa çmimi i mjaltit vendas nuk bie në treg, prej taksave të shumta dhe burokracive.
Kultivuesit protestues kërkonin vendosjen e një çmimi minimal të hyrjes së mjaltit të huaj në vend që të mos jetë më i ulët se kosto e tij, dhe masa per mbrojtjen e prodhimit vendas.
David Besacier, kreu i sindikatës së prodhuesve të mjaltit përmendi krizën dhe inflacionin që ka detyruar konsumatorët të zgjedhin çmimet e lira pa u merakosur për cilësinë.
“Me rënien e shitjeve dhe prodhimin e mirë te dy viteve të fundit, magazinat tona janë plot, edhe ato të bletëmbajtësve amatore, por francezët nuk blejnë më mjaltin nga prodhuesit vendas”, shtoi Besacier.
Top Channel