Futbollisti Cristiano Ronaldo po përballet me një padi gjigante në SHBA prej promovimit të tij të rrjetit Binance, më i madhi për këmbimin e kriptovalutave në botë.
Ankimuesit e shumtë deklarojnë se rekomandimet e tij i kanë bërë të humbasin investime të shumta ne asetet online.
Dëmshpërblimi i kërkuar është “një shumë që kalon” $1miliardë”, shkruan rrjeti BBC, që nuk ka arritur të marrë komente as nga përfaqësues të Ronaldo dhe as nga Binance.
Në nëntor 2022, Binance njoftoi koleksionin e saj të parë të bonove financiare”CR7″ , teksa futbollisti botëror tha se me to do të shpërblente fansat e tij për mbështetjen e gjatë.
Asetet virtuale financiare mund të blihen e shiten por nuk kanë një vlerë të vetën të përcaktuar, ose ndryshe ekzistojnë vetëm virtualisht.
Në përgjithësi ato përdoren për të shënuar pronësinë e diçkaje si për shembull të drejtën e një videoje apo fotoje online.
“CR7” janë në fakt inicialet e njohura të Ronaldos dhe përdoren në një seri produktesh të lidhura me futbollistin si veshje pajisje e parfume.
Por pretenduesit thonë se promovimi i tyre nga Ronaldo solli një rritje “500% të kërkimeve në rrjet për këtë kriptovalutë”, e cila është një entitet i regjistruar në Ishujt Kaiman.
Ata shtonin se kjo i detyronte të investonin në “sigurime të paregjistruara” – siç është kriptovaluta e Binance, BNB.
Në SHBA këto asete mund të konsiderohen bono financiare por personat e famshëm që i promovojnë “duhet të ndjekin ligjin”.
Zyrtari qeveritar i çështjes Gary Gensler ka thënë më parë se personat e famshëm duhet të tregojnë “se sa dhe nga kush paguhen për promovimin e investimeve në aksione dixhitale”.
Pretenduesit thonë se dhe Ronaldo duhet të kishte treguar sesa paguhej për promovimin e tij.
Top Channel