Një 88-vjeçar që la papritur gruan e tij të 48 viteve vetëm me një shënim në tavolinë në 2012, ka ngritur pretendime për miliona në prona të familjes në New Mexico, SHBA.
Kërkesa e tij është pranuar nga gjykata që ka urdhëruar gruan, e cila është 81 vjeçe, të paguajë ish-bashkëshortin $435,000 në kosto gjyqësore, duke argumentuar se ai “ka mundësi të pranueshme për të fituar”.
Burri pretendon mes të tjerave se ka nënshkruar një transferim të aksioneve në biznesin e çiftit te gruaja, pasi ishte vënë nën presion nga i biri i tyre.
I moshuari jeton në një shtëpi kujdesi që kushton $33,000 në vit dhe tha se ndjehet “ekonomikisht i disavantazhuar”.
Cifti nuk janë identifikuar ne mediat publike.
Ligji amerikani familjes i lejon partnerëve “të disavantazhuar” të kërkojnë asistencë “për të siguruar përballje të drejtë ligjore, kur një nga partnerët kontrollon shumicën e pasurisë”.
Në vendimin paraprak thuhet se burri u largua nga shtëpia dhe gruaja e tij në 2012 pa dhënë asnjë paralajmërim, duke lënë vetëm një shënim ku thuhej: “Ti ke qenë një bashkëshorte e mirë dhe gjithmonë unë i kam krijuar problemet, tani që po iki ndoshta nuk do të bezdis më”.
Ai shtonte se i vinte keq që kishte shkaktuar problemet shëndetsore dhe shpresonte që ajo të ishte më mirë tani që po largohej.
Ndërsa letrën e nënshkruante “The Loser” (I mbaruari).
Burri në 2010 kishte marrë qytetarinë amerikane dhe kishte nënshkruar kalimin e interesave të familjes te gruaja prej kufizimeve me dokumentet.
Familja kishte gjashtë hektarë toka bujqësore dhe rezervat.
Gjykata ka urdhëruar gruan të paguajë ish-burrin $225,000 brenda 30 ditësh dhe më pas $100,000 deri në mars 2024. Gjyqi vazhdon.
Top Channel