Avioni ku udhëtonte Lavrov drejt Maqedonisë së Veriut ndryshon itinerar, Bullgaria nuk lejoi të fluturonte mbi hapësirën e saj

30/11/2023 10:41

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbërriti të enjten në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, për të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Pjesëmarrja e Lavrov në mbledhje ishte e pasigurt deri në minutën e fundit për shkak të kufizimeve ekzistuese në fluturimet e avionëve rusë, në hapësirën ajrore evropiane dhe kufizimeve personale kundër ministrit.

Megjithatë, vendet pritëse Maqedonia e Veriut dhe Greqia hapën hapësirën ajrore ndërsa Bullgaria refuzoi për shkak të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në bord.

Si rezultat, avioni duhej të devijonte, duke e zgjatur itinerarin në rreth 4000 km dhe duke e zgjatur udhëtimin në mbi pesë orë.

Duke folur në një konferencë shtypi në Moskë të mërkurën, Zakharova tha se ministri rus mori shumë kërkesa për takime në formate dypalëshe dhe shumëpalëshe në margjinat e takimit të OSBE-së.

Për shkak të pjesëmarrjes së Lavrov, Estonia, Letonia, Lituania dhe Ukraina po bojkotojnë këtë ngjarje.

Top Channel