Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, Imzot Dom Gjergj Meta në një intervistë në emisionin “Top Story” në Top Channel preku një prej plagëve botërore aktuale, luftën.
Ai thekson se lufta është pjesë e natyrës njerëzore dhe se që në lashtësi mendimtarët grekë thoshin se nga përplasja nis gjithçka.
Dom Gjergj Meta: Nëse duam ta marrim në aspekt historik mendimtarët e lashtë grekë polemos thoshin lufta është ati i të gjitha gjërave, sipas tyre lind gjithçka, nga përplasja nis gjithçka, shkenca thotë, origjina e botës është nga një Big Beng një përplasje e madhe. Konflikti, lufta është pjesë e natyrës njerëzore. Mëkati është ajo që sjell në botë luftën, natyra njerëzore është me mosbindjen ndaj zotit. Dëshira për të vendosur mbi fatet e vetes dhe të të tjerëve. Ka momente kur njeriu duhet të mbrohet, përdorimi proporcional i armëve, të mbrosh vendin territorin tënd, prandaj i kemi në konsideratë të lartë heronjtë që kanë luftuar për të mbrojtur vendin. Në këtë kuptim lufta pjell katastrofë, nuk mund të shkosh drejt një gjëje të mirë përmes një gjëje të keqe. Papat e kanë përsëritur ‘kurrë më luftë’. Është i shmangshëm, njeriu mund të negociojë, para se të shkohet në një situatë ekstreme, Zoti na ka dhënë arsyen.
Top Channel